Pas vizitës në Malet e Sharrit, presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka treguar se ku është duke qëndruar në orët e pasdites.
Ai ka postuar një fotografi në Facebook, krahas të cilit shkruan se çajin e pasdites është duke e pirë me prindërit në Burojë.
“Çajin e pasdites me prindërit në Burojë”, ka shkruar ai.
Kreu i vendit tonë së fundi ishte për intervistim katër-ditor në Hagë, pas publikimit të propozim-aktakuzës për kinse krime lufte.
Derisa nuk ka dhënë detaje nga intervistimi i tij, presidenti Thaçi më herët kishte hedhur poshtë akuzat e speciales, duke thënë se ligjin e vetëm që e kishte shkelur gjatë luftës në Kosovë kishte qenë ai i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.