Tha se nuk i tregoi se do të kandidonte për kryetar të LDK-së, Mustafa i reagon Abdixhikut

Kandidati për kryetar të LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Lumir Abdixhiku, ku ky i fundit tha se Mustafa nuk i kishte treguar se do të kandidonte për kryetar të partisë, ndonëse ishin takuar një ditë më parë, shkruan Gazeta Stop.

Mustafa tha se obligimin e ka ndaj qytetarëve dhe ndaj aktivistëve e anëtarëve të LDK-së.

“Ne jemi kolegë, bashkëpartiak, kemi takime e diskutime. Unë obilgimin e kam ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj anëtarëve e aktivistëve të LDK-së. LDK-ja është partia më demokratike, nuk ka asgjë të keqe që të ketë shumë kandidatura”, tha Mustafa në T7.

Ai theksoi se këtë deklaratë të Abdixhikut nuk e sheh si dashakeqe.

“Jo, nuk do të doja ta vlerësoja si të tillë, mund të ketë edhe kandidatë të tjerë. Gjithsecili i kemi kontribuar pasurimit të demokracisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, shtoi Mustafa.