Këngëtarja Teuta Selimi raportohet se ka denoncuar në Policinë e Kosovës për dhunë në familje bashkëshortin e saj, Patrik Neziri.
Siç raporton Sinjali, këngëtarja kosovare ishte goditur disa herë në kokë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka dhe dy fëmijë.
Rasti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë.
Krahas bashkëshortit, brenda 48 orëshit, Teuta Selimi denoncoi mbrëmë pas mesnate edhe vëllain e saj, Agron Selimi.
Kjo dyshohet se ndodhi vëllai i saj e ka sulmuar këngëtaren fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë, pra bashkëshortin Patrik Neziri.
Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.