Tetë viktima dhe 495 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 495 raste të reja si dhe kanë humbur jetën tetë persona si pasojë e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12 mijë e 2 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në tre spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, nëntë në terapi intensive nga të cilët katër pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 253 raste në Tiranë, 28 raste në Fier, 22 raste në Elbasan dhe Mirditë, 20 raste në Lezhë, 16 raste në Korçë dhe Lushnje, 13 raste në Shkodër dhe Kavajë, 12 raste në Durrës, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Vlorë dhe Tropojë, 9 raste në Librazhd, 7 raste në Krujë, 5 raste në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll, 3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë, 2 raste në Bulqizë, 1 rast në Peqin, Pogradec.