Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndërruar jetë tetë persona si pasojë e COVID-19.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë dy raste (93, 79 vjeç), Prizren dy raste (67, 61 vjeç), Mitrovicë një rast (79 vjeç), Pejë një rast (70 vjeç), Viti një rast (75 vjeç), Vushtrri një rast (75 vjeç).
Po ashtu, janë shënuar edhe 771 raste të reja me COVID-19 si dhe janë shëruar 666 pacientëve.
Numri total i rasteve pozitive është 81.392 raste nga 379.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.752 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.909.