Tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tetë raste pozitive me koronavirus, nga testimi i 2496 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar gjashtë qytetarë, ndërsa nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet.

Numri i rasteve aktive është 323.

Po ashtu sipas të dhënave të MSH-së në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës antiCOVID.