Tetë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të shtunën në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive aktualisht është 29 në tërë Kosovën.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër koronavirusit 30 persona.
