Tetë persona vdesin nga koronavirusi

Brenda 24 orëve tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë. 

“Brenda 24 orëve janë raportuar tetë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. 

Numri total i rasteve pozitive është 20.989 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes.