Edhe pse Berlini vdiq në sezonin e dytë të “La Casa de Papel”, ai ka vazhduar të shfaqet në serial përmes kujtimeve. Karakteri i tij në serialin e popullarizuar konsiderohet si i paparashikueshëm, pasi që ashtu siç e këndon me pasion “Bella Ciao” apo “Ti Amo”, ai është po aq i aftë që të kryejë një vepër të dhunshme.
“Ai është një mizogjin, psikopat, egocentrik, narcist, delikuent, përdhunues. Por, ka shumë njerëz që e admirojnë, sepse ai e vlerëson miqësinë, besnikërinë dhe vëllazërinë” – kështu e ka përshkruar autori i serialit, Alex Pina, karakterin e Berlinit.
Pasi e sakrifikoi veten që të shpëtonte ekipi i tij në sezonin e dytë, Berlin u kthye në sezonin e tretë përmes ngjarjeve të kaluara, si dhe është pjesë e sezonit të katërt. Ndikimi i karakterit të tij, vazhdon ta diktojë rrjedhën e serialit.
Më poshtë jua sjellim disa fakte interesante nga jeta e aktorit që qëndron prapa rolit të protagonistit të “La Casa de Papel”:
Pedro Alonso është nga Galicia
(Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)
Ka lindur në Vigo, një qytet në bregun veriperëndimor të pjesës autonome të Galicias në Spanjë, në afërsi të Portugalisë. Aktualisht, ai është 48 vjeçar.
Ka një karrierë të gjatë në filmat dhe serialet spanjolle
Pedro Alonso (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)
Alonso ka studiuar në ‘Real Escuela Superior de Arte Dramatico’ në Madrid. Viti i tij depërtues ishte 1996, kur luajti në tre filma “Paranoia dixital”, “Alma Gitana” dhe “Tengo una casa”.
Që atëherë, ai ka qenë mjaft i angazhuar. Nga viti 2008 deri në vitin 2015 ishte pjesë e komedisë “Padre Casares”, dramës “The Ministry of Time” dhe trillerit “The Embassy”.
I pëlqejnë më shumë rolet negative
48-vjeçari ka një histori të roleve negative dhe ai nuk dëshiron ta ndryshojë këtë. Në një intervistë për El Pais, ai ka deklaruar se rolet pozitive janë të kufizuara.
“Karakteret negative janë zakonisht më interesantë. Një karakter i tillë mund të bëjë çfarëdo që të dojë dhe nëse dëshiron të gjesh anën humanë në atë karakter, mund ta gjesh”, ka thënë aktori.
Është në një lidhje
(Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)
Alonso është në lidhje me Tixie Jambass, e cila e konsideron veten si hipnoterapiste në përshkrimin e publikuar në rrjetet sociale. Ajo është shpesh e pranishme në profilin e aktorit në Instagram, në video dhe fotografi të ndryshme.
Ai luan në një tjetër serial spanjoll në Netflix
Dukja e Pedro Alonsos në “Gran Hotel” (Foto: ABC)
“Gran Hotel” (se “Grand Hotel” në anglisht) është seriali, ku mund ta gjeni Alonson në Netflix. Në rolin e Diego Murquia, ai mban mjekër.
Është baba
Vajza e tij, Uriel, ka lindur në vitin 1998.
Me raste i lëshon mustaqet
Derisa i pëlqen të bëjë ndryshime në dukjen e tij të zakonshme, ai zgjedh t’i rritë mustaqet.
Alonso është artist
Pos roleve filmike, aktori merret edhe me artin abstrakt. Ai publikon shpesh piktura në profilet e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/