Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë kanë zhvilluar bastisje në katër lokacione në veri të vendit me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Nga ky aksion janë arrestuar nëntë persona, ka bërë të ditur zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci për Klankosova.tv.
“Nga ky aksion janë arrestuar tetë doganierë dhe një zyrtar policor për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion”, tha Stavileci.