Termokosi fillon ngrohjen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të NP “Termokos” Fisnik Osmani me Aksionarët e ndërmarrjes dhe Bordin e Drejtorëve, në një ceremoni rasti kanë nisur sot furnizimin me ngrohje për sezonin ngrohës 2024/2025.

Kryetari Rama pasi ka uruar për një sezon të mbarë dhe të suksesshëm, ka falenderuar gjithë ekipen për punën e mrekullueshme. Ai tha se nëpërmes “Termokosit” po bëjmë një kryeqytet më të pastër dhe më ambiental.

Kryeshefi Osmani është shprehur i bindur se edhe sezoni ngrohës 2024/2025 do të jetë një nga më të suksesshmit. Ai ka rikujtuar se në rrjetin e ngrohjes janë të kyçur mbi 33 mijë njësi banesore, prej të cilave rreth 25 mijë janë konsumatorë aktiv, me mbi 130 mijë banorë, rreth 1 mijë objekte banesore me një sipërfaqe totale prej rreth 2.800.000,00 m/2, prej të cilave aktive janë janë rreth 2.200.000.00 m/2