Termokosi edhe sot vazhdon ngrohjen me mazut

Mosfurnizimi i “Termokosit” me avull nga KEK-u ka bërë që ngrohja të nis përdorimin e mazutit.

Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka, ka konfirmuar për Kohën se deri tash gjithçka po shkon sipas planit dhe se nuk ka ndonjë telashe.

Uka, madje ka thënë se kanë se ka mjaftueshëm mazut për ngrohje.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), gjatë ditës së mërkurë ka njoftuar se deri sot nuk do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull për ngrohje qendrore, çka bëri që dje të ndërpritet ngrohja në Kryeqytet nga Termokosi. KEK-u ka thënë se problemi ka qëndruar në njërën njësi të Termocentralit Kosova B.