Termokos përfundon furnizimin me ngrohje

Me përmirësimin e motit dhe përmbushjen e parakushteve për ndërprerjen e furnizimit me ngrohje, Termokos, sot ka ndërprerë furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët. Ky furnizim i jashtëzakonshëm me ngrohje, që ka zgjatur plotë 11 ditë pas përfundimit të sezonit të rregullt ngrohës 2019/2020, kishte rinisur pas kërkesave të shumë konsumatorëve tanë dhe në koordinim me Komunën e Prishtinës.

“E përmbyllim këtë furnizim me ngrohje me shpresën se kemi hasur në mirëkuptimin edhe të atyre konsumatorëve, të cilët këtyre ditëve mund ta kenë pasur paksa më ngrohtë në banesat e tyre, megjithatë mirëkuptues se ky furnizim është bërë me kërkesën e kategorisë më të rrezikuar të popullatës nga koronavirusi”, ka njoftuar Termokosi.

Çdo herë falënderues për punëtorët e ndërmarrjes, që përkundër rrezikut të vazhdueshëm nga pandemia, kanë qenë në nivel të detyrës dhe kanë bërë më të mirën e mundshme, duke tejkaluar këtë situatë pa kurrfarë problemi.