Shpallje nga Termokos për shfrytëzim të hapësirave reklamuese në media online – portale

Për shfrytëzim të hapësirave reklamuese në media online/portale

Nr i mediave për t’u përzgjedhur: Deri 5 (pesë)
Periudha: 1 vit me mundësi vazhdimi
Kompensimi: 800.00 euro neto / në muaj
Raporton: Departamentit për Komunikim dhe Media

Specifikimi i detyrave:

  • Të bëjë publikimin e materialeve reklamuese sipas kërkesës së NP “TERMOKOS” Sh.a në baza ditore, javore apo mujore sipas kërkesës specifike të divizionit për komunikim dhe media.
  • Të përpilojë dhe dorëzojë raporte mbi efektivitetin e postimeve apo kampanjave të NP “TERMOKOS” Sh.a, “reach”-in e realizuar bazuar në target – grupet e caktuara sipas kërkesës të divizionit për komunikim dhe media.
  • Të shpërndajë materialet e NP “TERMOKOS” Sh.a në të gjitha platformat (Facebook, Instagram, webfaqe, etj.) të cilat i posedon media online/portali.
  • Me kërkesë të divizionit për komunikim dhe media, të marrë pjesë në konferenca për media, të publikojnë komunikata apo njoftime të NP “TERMOKOS” Sh.a, promovime dhe aktivitete të tjera varësisht nga kërkesa e divizionit për komunikim dhe media.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Të jetë media/kompani e regjistruar në ARBK sipas ligjeve në fuqi.
  • Të ketë së paku 100,000 klikime/vizita në muaj në platformat e medias në web, rrjete sociale.
  • Të ketë së paku 150,000 ndjekës (followers, friends) në rrjete sociale të kombinuara.
  • Së paku 3 vite përvojë në fushën e reklamimit apo si medium online/portal.
  • Të ketë numër fiskal dhe biznes aktiv.

Mënyra e konkurrimit:

Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në pliko (zarf) të mbyllur ku duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe e-mail adresën. Dokumentacioni fizik dorëzohet në arkivin e NP “TERMOKOS” Sh.a nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në adresën:
NP “TERMOKOS” Sh.a në Prishtinë, Rr. “28 nëntori Nr.181, Lagjja Dardania, Prishtinë, Republika e Kosovës ose përmes e-mailit zyrtar: info@termokos.org apo përmes postës.

Vetëm kompanitë e kualifikuara do të përzgjidhen.

Aplikacionit duhet bashkangjitur:

  • Kopjen e certifikatës së regjistrimit të shoqërisë tregtare apo biznesit individual pranë ARBK-së.
  • Kopjen e certifikatës së TVSH-së nëse biznesi është deklarues i TVSH-së.
  • Numrin e xhirollogarisë bankare të biznesit apo pronarit të biznesit të nënshkruar dhe vulosur nga banka.
  • Kopjen e një dokumenti identifikues të pronarit ose të përfaqësuesit ligjor të biznesit.
  • Dëshmi mbi portfolion e kontratave/shërbimeve reklamuese me kompani të tjera 12 muajt e fundit.
  • Dëshmi të tjera sipas kritereve të përzgjedhjes.

Mënyra e përzgjedhjes:

Përzgjedhja e aplikacioneve do të bëhet në bazë të dokumentacionit të ofruar nga kompanitë që përputhen me kërkesat e shpalljes.

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pa kompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

Shpallja është e hapur që nga data 27.09.2024 deri 03.10.2024.

Për informata më të hollësishme mund të na kontaktoni në numrat kontaktues zyrtar të NP “TERMOKOS” Sh.a.