Një vazjë është raportuar se ka vdekur në tërmetin e fuqishëm që goditi sot Kroacinë.
Nga vetura nën rrënoja ku vajza mbeti e vdekur u nxorën edhe një burrë dhe një djalë të gjallë dhe u dërguan në spital, njofton Klan Kosova.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Europiane tha se një tërmet me madhësi 6.3 ballësh goditi 46 kilometra në juglindje të Zagrebit. Raportet fillestare thanë se tërmeti shkaktoi dëme të mëdha, shembi çatitë dhe fasadat e ndërtesave dhe madje edhe disa ndërtesa të tëra i rrëzoi.
E njëjta zonë u godit nga një tërmet 5.2 të hënën dhe disa tërmete më të vogla u ndjenë të martën.
Transmetuesi shtetëror kroat HRT tha se një vajzë vdiq në tërmetin në Petrinja, një qytet në juglindje të kryeqytetit që u godit më shumë nga tërmeti. Media të tjera kroate gjithashtu raportuan vdekjen, duke cituar kryetarin e bashkisë së qytetit.
Mosha e vajzës ose detaje të tjera nuk janë bërë publike ende.