Janë ndier sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri. Magnituda e tërmetit rezulton të jetë e ulët, 3.3 rihter.
Por ajo që bie në sy është fakti se epiqendra është në detin Adriatik, fare pranë vendit ku u gjenerua tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, me magnitudë 6.4 rihter.
Sipas EMC-së, thellësia e epiqendrës ka qenë 2 kilometra dhe rreth 21 km nga Durrësi.
