Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter goditi zonën e Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzca, rreth 210 kilometra në lindje të qytetit më të madh turk, Stambollit, shkruan Duvar.
Lëkundjet ishin mjaft të forta dhe u ndien në Stamboll dhe kryeqytet, Ankara. Të paktën 35 persona u lënduan, thanë zyrtarët.
Përllogaritjet e thellësisë së tërmetit variojnë nga 2 deri në 10 kilometra.
Raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike në rajon. Banorët madje iknin nga apartamentet e tyre dhe kaluan natën jashtë.
Tërmeti i dytë me magnitudë 4.7 u regjistrua 20 minuta pas të parit.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, ka thënë se nuk kishte asnjë informacion për të vdekur.
Fotot nga Duzce tregojnë shumë njerëz të grumbulluar jashtë, të mbështjellë me batanije, duke përdorur zjarre të improvizuara për t’u ngrohur.