Një termet me magnitudë 3.6 i shkallës rihter është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, Tiranë dhe në zonat përreth.
Qendra Europiane Mesdhetare Sizmologjike (EMSC) njofton se lëkundja ka qenë me magnitudë 3. 6 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në orën 19:23 minuta. Tërmeti ka pasur një thellësi prej 28 km.
Në harkun kohor prej një viti, Shqipëria është goditur nga një seri tërmetesh, ku më tragjiku është ai i 26 nëntorit të vitit 2019.