Kosova është lëkundur nga tërmeti pasditen e së premtes, rreth orës 16:05 minuta.
Sipas Qendrës Sizmilogjike Europiane (CSEM), lëkundjet kanë qenë me magnitudë 2.1 ballë të shkallës rihter.
Thellësia e epiqendrës së tërmetit ka qenë 5 kilometër, e lëkundjet janë ndjerë edhe në Prishtinë.
Ndërkaq, Shqipëria nuk po gjen qetësinë nga tërmetet.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 tërmete, me magnitudë nga 2 deri në 4.5 ballë.
