Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur të dielën Greqinë.
Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 1.7 kilometra në verilindje të Florina në Greqi dhe 119 kilometra në lindje të Elbasanit në Shqipëri.
Thellësia e tërmetit që goditi në orën 21:43 ishte 2 kilometra.
Ndërkaq, sipas EMSC-së disa minuta më vonë, tërmete të tjera goditën Greqinë.
Ende nuk është raportuar nëse ka dëme materiale.