Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë, në zonat e jugut, kryesisht Korçë.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në 14 km në jug-perëndim të Kosturit. Deri tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Sipas EMSC tërmeti kishte një thellësi prej 2 km.