Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë lindore të shtunën, por nuk u raportua menjëherë për viktima apo dëme serioze, ka thënë shërbimi i vendit për fatkeqësitë, shkruan AP.
Tërmeti me magnitudë 5.2 goditi qytetin Puturge në provincën Malatya. Lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 6.7 kilometrash.
“Ne nuk kemi marrë asnjë raport negativ deri më tani. Ekipet tona vazhdojnë aktivitetet e tyre të skanimit në terren”, ka thënë guvernatori i Malatya, Aydin Barus, për Agjencinë shtetërore Anadolu.
Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, shkroi në Twitter se qeveria turke po ndiqte nga afër situatën.
Tërmetet janë të shpeshta në Turqi.