Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do t’i dërgoj Qeverisë së Kosovës projektligjin me ndryshimet dhe plotësimet për trustin pensional në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të tërheqin një pjesë të mjeteve nga trusti si pasojë e ngritjeve ët çmimeve të produkteve esenciale.
Këtë e ka bërë të ditur Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Plotësim ndryshimi i ligjit për fondet pensionale do t`i shkoj sot Qeverisë së Kosovës për mendim një projektligji i tillë ju e dini që PDK dhe GP i PDK ka kërkuar një tërheqje të shumës së mjeteve nga Trusi meqë kosto e jetesës është rritur si pasojë e ngritjes së çmimeve e ka familje në Kosovë që nuk mund ta alojnë muajin”,ka thënë Tahiri.
Sipas tij Qeveria i ka një muaj kohë për të kthyera përgjigje por për këtë sipas Tahirit nuk ka nevojë të pres por sa më shpejt të procedohet me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për trusin.
“Qeveria i ka më së largu një muaj që të na kthej përgjigje, nëse jo hyn në procedurë parlamentare pa pas nevojë për komente nga Qeveria por ne i kërkojmë Qeverisë së Kosovës që këtë ta bëjë shpejt duke pasur parasysh faktin se jemi në një situatë të rëndë ekonomike dhe rritjes së kostos së jetesës për qytetarët e Kosovës … mos të pret një muaj që të jap mendim, mirëpo ta trajtoj qysh në mbledhjen e parë të Qeverisë”, ka thënë ai.