Tentoi të vetëvritet pasi mbeti shtatzënë me të fejuarin, policia po heton rastin

Një grua në Prizren para dy ditësh ka tentuar të vetëvritej, duke konsumuar sasi të madhe barnash.

Ky veprim i saj erdhi si pasojë e shtatzënësisë me të fejuarin e saj.

Për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, bën të ditur se policia po heton rastin për dhunim.

“Ky rast është raportuar nga Spitali Rajonal ne Prizren, policia ka intervistuar palët, viktimën dhe të dyshimtin që është i fejuari i viktimës. Me urdhër të prokurorit rasti po hetohet në procedurë të rregullt”.

“Viktima është hospilatizuar në spitalin rajonal në Prizren dhe është jashtë rrezikut për jetë”.

“Rasti po hetohet, dhe raporti mjekësor e përcakton veprimin, ende nuk kemi një raport të tillë përderisa viktima është në trajtim mjekësor”.

“Rasti është inicuar për dyshim për dhunim dhe vetëvrasje në tentativë”, deklaroi Osmanollaj.