Forcat e NATO-s në Kosovë kanë shtuar patrullimet e tyre afër kufirit me Serbinë, e cila ka dislokuar automjete të blinduara afër pikës kufitare me Kosovën. Ndërkohë, serbët lokalë në Kosovë po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar me kamionë rrugën drejt kufirit, në Jarinjë, teksa pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës po e monitorojnë situatën.
Fotografi nga Radio Evropa e Lirë (REL)
1Një pjesëtar i njësitit special të Policisë së Kosovës duke vëzhguar me dylbi, në Jarinjë, në veriun e Kosovës. (27 shtator 2021)
2Një person duke ecur pranë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që po bënin rojë, në Jarinjë. (27 shtator)
3Pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës duke patrulluar, në Jarinjë. (27 shtator)
4Pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës në rrugën e bllokuar, në Jarinjë. (27 shtator)
5Policia e Kosovës duke bërë rojë, në Jarinjë. (27 shtator)
6Policët e Kosovës duke monitoruar situatën, në Jarinjë. (27 shtator)
7Një pjesëtar i njësitit special të Policisë së Kosovës mbi një autoblindë, në Jarinjë. (27 shtator)
8Një autoblindë e Policisë së Kosovës, në Jarinjë. (27 shtator)
9Patrulla të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në Jarinjë. (27 shtator)
10Automjete të pjesëtarëve hungarezë të KFOR-it, në Jarinjë. (27 shtator)
11Një automjet ushtarak serb, i pozicionuar në skaj të një rruge, në fshatin Rudnicë, afër qytetit të Rashkës, në Serbi. (27 shtator)
12Ushtarë serbë duke qëndruar pranë një automjeti të blinduar, në Rudnicë. (27 shtator)
13Ushtarë të Serbisë duke vështruar në një fushë, në Rudnicë. (27 shtator)
14Automjete të ushtrisë së Serbisë, të pozicionuara në Rudnicë. (27 shtator)
15Pjesëtarë të ushtrisë serbe duke vëzhguar, në Rudnicë. (27 shtator)
16Automjete duke lëvizur nëpër një rrugë, pranë një autoblinde të ushtrisë serbe, në Rudnicë. (27 shtator)
17Një burrë duke ecur mes kamionëve që kanë bllokuar rrugën, në Jarinjë. (26 shtator)
18Një fotografi e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shihet pranë pikës së kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë. (26 shtator)
19Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, në Jarinjë. (26 shtator)
20Policia e Kosovës duke bërë rojë, në Jarinjë. (26 shtator)
21Një helikopter i NATO-s duke fluturuar, pranë një flamuri të Serbisë, në Jarinjë. (26 shtator)
22Një pjesëtar i Policisë së Kosovës duke patrulluar mes kamionëve, në Jarinjë. (26 shtator)
23Kamionët e përdorur nga serbët lokalë për të bllokuar rrugën, në Jarinjë. (26 shtator)
24Avionë luftarakë të Serbisë duke fluturuar në afërsi të pikëkalimit kufitar me Kosovën, në Jarinjë. (26 shtator)
25Pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke ecur nëpër rrugën e bllokuar nga serbët lokalë, në Jarinjë. (26 shtator)