Temperaturat sot do të shkojnë deri në 31 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, por me intervale të gjata me diell.

Pasditeve pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu i përcjella me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.