Temperaturat sot 34 gradë

Rënie e lehtë e temperaturave parashihet të jetë të enjten në Kosovë. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të
intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në
zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër, ka njoftuar IHMK.