Temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, derisa të enjten parashihen intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.