Moti me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu, ka parashikuar për të enjten Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.