Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.