Prishtina Weather ka njoftuar se edhe në fundjavë do te mbaj mot kryesisht me diell.
Sipas njoftimit të mërkuren pritet mot më i freksët dhe me shi.
“Nga e diela edhe temperaturat shënojnë rritje. Në fillim të javës, përreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave, që mund edhe të shoqërohen me riga shiu”, shkruhet në njoftim.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare.
Moti kryesisht i kthjellët në këto ditë, patjetër që mbanë indeksin e rrezeve UV në vlera shumë të larta, prandaj preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16. 14.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
15.08 – Më nxehtë e kryesisht me diell.
16.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Rreth viseve malore orëve të pasdites mundësi për riga shiu.
17.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.
18.08 – Orëve të mëngjesit me vransira e mundësi për shi e bubullima. Ditën më freskët, e pjesërisht vranët.
Temperaturat minimale luhaten nga 16C deri 18C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 35C në fillim të javës së ardhshme, e të mërkurën pritet të zbresin edhe deri në 27C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 5-10m/s, ditën e enjte me hove deri në 12m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes dhe mbetet mbi vlera normale.