​Telekomit i tërhiqen mjetet nga llogaria, mbesin pa paga 3500 punëtorë

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, e ka konfirmuar se Z Mobile, respektivisht përmbaruesi Ilir Mulhaxha, sot i kanë tërhequr mjetet nga xhirollogaria e Telekomit të Kosovës.

Ai këtë veprim e a quajtur të mjerë dhe qyqarë, e i cili i ka lenë pa paga 3500 punëtorë.

Balaj tha se nuk do të dorëzohen kurrë.

Postimi i plotë i Balajt:

Miq,

Veprimi dhe guximi i sotëm i Blerim Devollit dhe Ilir Mulhaxhes për tërheqjen e komplet mjete nga xhirollogaria e Telekomit është i mjerë dhe qyqarë. Sot praktikisht kanë mbete pa paga 3500 punëtore me familjet e tyre si dhe është rrezikuar në thelb siguria kombëtare e komunikimit.

Një gjë mund t’ju sigurojmë se, KURRË nuk kthehet në Telekom Z-Mobile edhe nëse Shteti ju është dorëzuar Dardafonit , Ne së bashku me juve mise dhe punëtore NUK do të dorëzohemi.

Shihemi të enjten…!

Telekomi është i Popullit të Kosovës!.