Telekomi fiton kontestin 10 milionësh në arbitrazh


Telekomi i Kosovës ka njoftuar se ka fituar kontestin gjyqësor në Tribunalin e Arbitrazhit, në të cilin një kompani nga fusha e IPTV i kërkonte 10 milionë euro.

Në një njoftim për media Telekomi ka bërë të dituar se pas një beteje ligjore katërvjeçare, të martën ka pranuar vendimin përfundimtar nga Tribunali i Arbitrazhit, përmes të cilit është refuzuar në tërësi kërkesat e palës paditëse.

Telekomi se ka bërë të ditur emrin e kompanisë, por bëhet fjalë për kompaninë me prejardhje amerikane “Intercom Ventures Kosovo”, e cila kërkonte 10 milionë euro nga Telekomi, me pretendimet se nuk e kishte paguar për shërbimet e kontraktuara.

“Me Vendimin e Arbitrazhit është refuzuar në tërësi padia e Paditësit – një kompanie nga fusha e IPTV, në vlerën prej mbi 10 milionë euro, derisa janë konfirmuar në tërësi veprimet e ligjshme të Telekomit të Kosovës. Në një situatë të tillë, Telekomi i Kosovës tashmë është në pritje edhe të rikuperimit për shpenzimet financiare, përkatësisht kompensimit të shpenzimeve të përfaqësimit”, thuhet në njoftimin e Telekomit