Të vdekurit nga koronavirus varrosen në varreza masive në New York (Foto)

Fotografi shokuese vijnë nga SHBA, ku pas numrit të madh të të vdekurve nga koronavirusi, kanë mbushur kapacitetet.

Ngarkimi i kapacitetit të funeraleve, në New York hapen varre masive

Të vdekurit  po grumbullohen në varre masive në ishullin Hart, në skajin perëndimor të Long Island Sound, në veriperëndim të Bronx-it, New York. Ky vend kishte shërbyer edhe më parë si vend për varrimin e personave që nuk kanë pasur familje ose që nuk kanë pasur mundësi financiare për shërbime funerale.

Autoritetet e Nju Jorkut po vendosin në funksion varret masive, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi i ka tejkaluar 7,000. Ekipet shtetërore po i varrosnin në ishull trupat e pajetë, siç mund t’i shihni në këto pamje të marra me dron nga Associated Press.

Ju kujtojmë se varrezat në Nju Jork janë tejmbushur, ndaj një zëdhënës i qytetit të Nju Jorkut tha se ishulli Hart do të vazhdojë të përdoret për varrosjen e njerëzve, pasi nevojat nuk mund të plotësohen në varrezat e qytetit të madh.