Të shtëna me armë zjarri në Pejë

Të shtunën rreth orës 9:50, afër stacionit të autobusëve në Pejë, janë dëgjuar disa të shtëna armësh.

Për këtë, policia ka arrestuar një person.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, ka konfirmuar rastin për portalin duke treguar se nuk ka të lënduar dhe se kanë dalë në vendin e ngjarjes me të pranuar informatën.

“Për momentin një person është arrestuar dhe se i njëjti po merret në pyetje mbi motivet e të shtënave. Është ende herët për informata më të detajuara”.