Sot rreth orës 13:00 ka pasur të shtëna në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet.
Nga këto të shtëna askush nuk ka mbetur i lënduar, megjithatë policia po heton rastin.
Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, deklaroi se është identifikuar një person si i dyshuar e që është në kërkim.
“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast. Deri tani policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti.
KosovaPress mëson se janë shkrepur mbi 20 plumba në këtë ngjarje ndërsa ende mbeten të panjohura rrethanat dhe shkaqet qe çuan te ky incident.

