Koronavirusi vazhdon të ketë ndikim në sport, përkatësisht në futboll. Të premten te klubi zviceran, Lugano, një lojtar ishte testuar pozitiv për COVID-19.
Të hënën, Blick ka njoftuar se te Lugano më nuk ka të prekur nga koronavirusi. I njëjti lojtar që të premten doli pozitiv, është testuar dy herë në fundjavë. Të dy testet kanë dhënë rezultat negativ. Lojtari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është i shëndetshëm, nuk ka simptoma dhe nuk ka ankesa.
Por lojtari do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë, ka njoftuar gazeta e madhe zvicerane.
Kështu Superliga e Zvicrës në futboll, e mbipopulluar me lojtarë shqiptarë, është sërish pa raste pozitive për koronavirus, pas një episodi të shkurtër kur kishte një të prekur.