Banania është prej frutave me konsumin më të gjerë dhe ndër ato që “refuzohen” më së paku.
Por ja disa fakte për këtë frutë që ndoshta nuk i keni ditur.
Bananet janë radioaktive
Është i njohur fakti që bananet përmbajnë shumë potasium, shumë i nevojshëm për disa funksione të trupit. Por është pak i njohur fakti që një pjesë shumë e vogël e potasiumit është izotopi potasium 40 radiokativ i paqëndrueshëm. Ndonëse tani po e mendoni si “kërcënimin” që mund të ju vijë nga ngrënia e bananes, por ju duhet të gjeni vend për 10 milionë banane njëherësh që të ketë efekt negativ.
Bananet i bëjnë bletët “të çmenden”
Acetati izopentil është një përbërës organik që gjendet te bananet dhe te feromonet e bletëve.
Bletët dhe insektet e tjerë mbështeten te feromonet për të komunikuar dhe kur ka kërcënim, një nga mesazhet që çojnë nëpërmjet feromoneve është “sulm”.
Acetati izopentil është vetëm një përbërës i feromoneve për sulm, por ka shije të athët, gjë që është edhe arsye se pse pas pickimit ju shpesh ndjeni një erë bananeje rreth pjesës që djeg. Ky acetat është më i fuqishëm te bananet e freskëta, por zbehet pasi piqet fruta, kështu shmangni ngrënien e tyre afër bletëve, zgjidhni ndonjë të pjekur shumë.
Shumë energji për një frutë
Nuk është befasi që vrapuesit shpesh konsumojnë banane para maratonave për të marrë shumë energji.
Zgjidhje për buzëqeshjen tuaj
Bananet ju bëjnë të buzëqeshni për shumë arsye; kanë shije të mirë, të shëndetshme dhe për shkak të potasiumit ju zbardhin dhëmbët. Merrni një banane jo të pjekur mirë, pak në të gjelbër dhe me lëkurën e saj fërkoni dhëmbët më të para se t’i lani me furçë.
Njerëzit konsumojnë shumë banane
Sipas të dhënave, njerëzit konsumojnë pa fund banane, mesatarisht dy në javë.
Mos të flasim pastaj për vendet ku rritet, në Ugandë për shembull një person konsumon 190 kg banane në vit.
Duken njësoj, sepse janë njësoj
Bananet janë një frutë infertil. Çka do të thotë që kur një fermer do të shtojë pemët e bananes, nuk mund të mbjellë fara, por merr një pjesë nga një pemë tjetër dhe e mbjell veçmas. \Neps/