Rusia ka arrestuar 11 persona duke përfshirë katër sulmues të armatosur në lidhje me të shtënat me armë zjarri që vranë 93 persona në një sallë koncertesh pranë Moskës, tha Kremlini të shtunën, raporton Reuters.
Komiteti Hetues i Rusisë tha se numri i të vdekurve ka shkuar në 93 nga sulmi në të cilin persona të armatosur të veshur me kamuflazh hapën zjarr me armë automatike ndaj pjesëmarrësve të koncertit pranë kryeqytetit të premten.
Reuters dhe agjenci të tjera lajmesh thanë se grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin në disa kanale në Telegram, të lidhura me të.
Sipas deklaratës së IS-it, sulmuesit “janë tërhequr në bazat e tyre”.
Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Rusi që nga rrethimi i shkollës në Beslan, në vitin 2004.