Drejtori i Qendrës Edukative Korrektuese në Lipjan, Arif Beqa, i shoqëruar nga disa anëtarë të stafit, vizituan Qendrën e Autizmit në Lipjan.
Me qëllim krijimin e një ambiente të përshtatshëm për fëmijët të cilët janë pjesë e kësaj qendre, gjatë vizitës, drejtori Beqa, dhuroi tri kokërr shilte të punuara nga të miturit e Qendrës Edukative Korrektuese në Lipjan.
Dhurimi i këtyre kokërr shilteve, sadopak do të ndikoi në krijim e një ambienti të rehatshëm, komod dhe të përshtatshëm në zhvillimin e aktiviteteve të tyre.
Me këtë rast, në shenjë mirënjohje për donacionin e dhuruar, udhëheqësit e Qendrës për Autizëm në Lipjan ndanë mirënjohje për Qendrën Edukative Korrektuese, duke vlerësuar këtë donacion si shumë të çmueshëm për fëmijët e kësaj qendre.
Kokërr shiltet e dhuruara nga të miturit e Qendrës Edukative Korrektuese në Lipjan, janë prodhuar në punëtorinë “Art n’thes”, në kuadër të projektit UPSHIFT, i cili mbështete nga IPKO Foundation në partneritet me UNICEF Innovations Lab Kosovo.