Djathi i njohur me emrin parmesan është i pasur me kalcium, proteina, yndyra, kabrohidrate, fosfor, natrium, kalium, magnez dhe vitaminë A.
Një nga pasuritë më të mëdha që ka ky djathë është kalciumi pasi është burim kryesor i një sërë përfitimesh shëndetësore.
Në Evropë, parmesani klasifikohet si ushqim funksional, që do të thotë se është ushqim që ka të mira mjekësore. Për shkak se ka në përmbajtje kalcium bio, parmesani ndihmon kundër sëmundjes Osteoperoza apo sëmundjes së eshtrave, dhe ndihmon në forcimin e eshtrave. Ai gjithashtu ka edhe sasi të bollshme fosfori i cili gjithashtu është i nevojshëm për eshtrat.
Parmesani gjithashtu ndihmon edhe kundër presionit në gjak për shkak të përmbajtjes se kalciumit i cili ndihmon venat të kontraktohen dhe relaksohen.
Ani pse ky djathë ka shumë përfitime shëndetësore nuk duhet të teprohet me konsumim. Kjo për shkak se ai ka shumë kalori mund të ndikojë në shtim peshe. Pesha e tepërt mund të nxisë sëmundjet e zemrës.
Djathi origjinal parmesan quhet Parmigiano-Reggiano. Parmigiano është mbiemër italian për regjionin e Parmës dhe Reggianon (Reggio Emilia)
Djathi i vërtetë Parmesan prodhohet vetëm në Itali, në provincat e Parmës, Reggio Emilia, Modena, pjesërisht në Mantua dhe pjesërisht në Bolonjë. Është një nga djathërat më të shtrenjtë në botë që ndryshe njihet si “Mbreti i Djathërave”.