Aspargu është bimë e cila ka shumë të mira shëndetësore. Kjo bimë ndihmon kundër peshës së tepërt pasi përmban shumë pak kalori, parandalon infeksionet e kanaleve urinare dhe ndihmon shëndetin riprodhues.
Është i pasur me vitamina si A, C, E, K dhe B6, gjithashtu përmban folate, kalium, bakër, kalcium, hekur, proteinë e gjithashtu është burim shumë i mirë i antioksidantëve, shkruan Health.com.
Shpargu përveç që përmban pak kalori, ai përmban fibra, të cilat ndihmojnë tretjen e mirë të ushqimit.
Fibrat treten ngadalë nga organizmi prandaj, ushqimet që përmbajnë këtë komponim kanë aftësi të mbajnë më gjatë ndjenjën e të qenit të ngopur.
Nëse dikush dëshiron të humbë peshë, shpargu është zgjedhje e mirë kur kombinohet me vezë të ziera.
Shpargu ka veti deuretike, gjë që mbron kundër infeksioneve të traktit urinar dhe përdoret nga industria farmaceutike për krijimin e ilaçeve kundër këtyre infeksioneve.
Pasi përmban antioksidantë, shpargu mbron organizmin nga radikalet e lira, të cilat janë shkaktare të sëmundjeve të ndryshme, përfshirë kancerin.
Vitamina E, me të cilën është i pasur shpargu, konsiderohet të jetë antioksidant i rëndësishëm. Kjo vitaminë forcon imunitetin dhe i mbron qelizat nga radikalet e lira duke parandalua kështu sëmundjet si kanceri, ato të zemrës, demenca si dhe sëmundjet e mëlçisë.
Shpargu përmban sasi të madhe të një komponimi kimik që quhet sponin protodioscin, e që i jep shijen e hidhur. Ky përbërës ndihmon shëndetin riprodhues si dhe ndihmon për periudhën post-menopauzale si dhe lufton kancerin e vezoreve. Protodioscina ndihmon organizmin të prodhojë më shumë testosteron, gjë që ndihmon ën shëndetin riprodhues tek burrat.
Përveç kësaj, shpargu, është i pasur edhe me acid folik, i cili është i nevojshëm për shtatzënësi të shëndetshme dhe rekomandohet nga gjinekologët të konsumohet para dhe gjatë shtatzënësisë.
Shpargujt janë të mirë edhe për shëndetin e zorrëve sepse përmbajnë insulinën, e cila është prebiotik që ndihmon stomakut duke mbështetur bakteret e mira që gjenden aty.
Vitamina K që gjendet në shparg, ndihmon eshtrat dhe koagulimin e gjakut.
Konsumimi i shpargujve rrit edhe nivelin e disponimit pasi përmban folate.