htimi i avokadove në një vakt çdo ditë mund të ofrojë përfitime të tilla si përmirësim të shëndetit kardiovaskular, tretje më të mirë të ushqimit dhe rritje të marrjes së lëndëve ushqyese, raporton IndianExpress.
Por, sipas doktorit Somnath Gupta, megjithatë mbajtja e një diete të ekuilibruar dhe të larmishme mbetet thelbësore për mirëqenien e përgjithshme.
Avokadoja konsiderohet si burim i yndyrës së shëndetshme.
Një studim që është bërë në Universitetin e Illinoisit në SHBA ka përmendur se një avokado në ditë mund të ndihmoi në shkrirjen e dhjamit në pjesën e barkut.
Kashif Khan, njëri nga studiuesit ka shpjeguar gjithashtu se sipas studimit, dhjami rreth barkut dhe brenda në organe u shpërbë, ndërsa dhjami tjetër që është nën lëkurë filloi të dukej i dobësuar.
Ai ka thënë se studimi ka treguar se kur konsumohet avokadoja, trupi mban yndyrën e duhur dhe e redukton atë të dëmshmen.
Gupta ka thënë gjithashtu se avokadot janë të pasura me yndyra që konsiderohen të shëndetshme për shëndetin e zemrës.
Avokado është edhe burim shumë i mirë i fibrave gjë që ndihmon në tretjen e ushqimit.
Avokadot përmbajnë lëndë ushqyese të ndryshme duke përfshirë kaliumin, vitaminën K, vitaminën E dhe folatin.
“Kaliumi është vendimtar për të ruajtur ekuilibrin e duhur të lëngjeve, funksionin nervor dhe tkurrjet e muskujve. Vitamina K është thelbësore për mpiksjen e gjakut dhe shëndetin e eshtrave, ndërsa vitamina E vepron si një antioksidant, duke mbrojtur qelizat nga dëmtimet. Folati është i rëndësishëm për sintezën dhe riparimin e ADN-së, veçanërisht i rëndësishëm për shtatzënat”, ka thënë Gupta.