Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka tronditur opinionin së fundmi me disa intervista të saj.
Ajo ka zbuluar se prej më shumë se një viti është ndarë nga ish-burri i saj, Atilla Kardesh, ndaj të cili ka hedhur akuza për dhunë fizike dhe ka publikuar edhe fotografitë e dëmtimeve fizike që ka përjetuar nga dhuna prej tij.
E ftuar së fundmi në “Studio A”, interpretuesja e hitit të dikurshëm “Pasoja Dashurie” ka treguar detaje të tjera nga abuzimi që ka përjetuar në familje.
Ajo në veçanti kujtoi një moment kur vajza e tyre e vogël, Ynwa, i ishte drejtuar babait të saj, duke i thënë “Të lutem babi ndalu”.
Më tej, Drenusha tregoi se si “e gënjente” vajzën kur ajo e shihte në gjendje të agravuar dhe e pyeste se çfarë ka ndodhur me të.
“Jam rrëzuar, ashtu siç rrëzohesh ti”, ishte përgjigja që ish-missi ia kishte dhënë vajzës, duke e kthyer në shaka për vajzën e saj që si karakteristikë kishte rrëzimin e shprehte – por që në fakt ishte e gjitha një arsyetim për të fshehur dhunën e ushtruar nga ish-burri i saj.