Shqipja bëri të gjithë konfuz me një postim.
Shqipe Hysenaj dhe Fatjon Kuqari janë dy prej ish-konkurrentëve të “Përputhen” që komentohen pafund në rrjet, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Shqipja u përgjigj në pyetjet e ndjekësve në Instagram, të cilët nuk hezitonin ta pyesnin rreth jetës private.
Një prej ndjekësve e pyeti se a ka filluar një romancë me Fatjon Kuqarin, ngase u panë shumë të afërt në ndejën për ditëlindjen e tij.
“A je në një lidhje me Fation Kuqarin? Shkoni shumë bashkë”, i shkroi ndjekësi, teksa Shqipja nuk hezitoi t’i përgjigjej.

Ajo postoi një foto në përqafim të Fatjonit dhe shkruan “Mmmm…çfarë mendimi ke ti Fation?”.
Në anën tjetër, Fatjoni e ripostoi foton e Shqipes dhe e shoqëroi me disa emoji duke menduar dhe qeshur.
