Të hënën mbahet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës

Gjykata Speciale e ka caktuar konferencën e tretë të statusit në rastin e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Data për mbajtjen e kësaj konference të tretë statutore i është caktuar për 14 dhjetor, në orën 15:00.

Ndryshe, Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja, ndërsa më 28 shtator, ai nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.

Më 28 tetor, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja.

Më 23 nëntor, gjykata ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.