Të gjithë fëmijët deri në 16 vjeç mund të përfitojnë shtesa mujore


Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nga tani e tutje të gjithë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare, mund të përfitojnë nga shtesat mujore.

Në një shkrim në Facebook, Murati ka thënë se me këtë është përmbushur në tërësi një nga premtimet kryesore të qeverisjes.

Shtesat për fëmijë janë deri në 10 euro në muaj për ata që janë mbi moshën dyvjeçare. Nga 20 euro në muaj marrin fëmijët nën dy vjeç.