Ministria e Infrastrukturës ka bërë një njoftim në lidhje me gjendjen e rrugëve të Kosovës pas reshjeve të borës dhe ngricave.
MI-ja tregoi se në disa rrugë është intervenuar me kripë për shkak të ngricave.
Sipas njoftimit, në auto-udhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave nën zero (-10) është intervenuar me kripë dhe pastrim të borës si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.
“Ndërsa intervenime me kripë kishte në të dy drejtimet : Suharekë Morinë dhe Suharekë – Gjurgjicë. Gjithashtu në Gjilani 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, është intervenuar me kripë. Në regjioni Peja 1 temperaturat janë mjaft të ulëta dhe ka ngrica, bëhet shpërndarja e kripës në të gjitha rrugët. Duhet cekur se në rrugën Kuqishtë-Bogë ka vështirësi në pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës për shkak të parkimit të veturave në shiritin qarkullues. Të gjitha rrugët janë të kalueshme”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Ministria e Infrastrukturës ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion.