Të gjitha masat antiCOVID që u diskutuan dje në takimin e Vitisë me kryetarët e komunave

Pas takimit që ka pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, dje dha detaje për masat që janë diskutuar. 

Në lidhje më masat e paralajmëruara, Ibrahimi tregoi se përfaqësues të komunave kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të shtohen inspektimet në nivel komunal dhe njëherësh të ketë më shumë qendra të vaksinimit.

Viti i ri shkollor 2020/2021 do të shtyhet për datën 13 shtator, për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus në vend. 

Kurse masat e paralajmëruara janë, ora policore nga 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe orari i punës për gastronominë do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30 duke funksionuar vetëm me hapësirat e jashtme, me vetëm 70 për qind të sipërfaqes. Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare, kurse sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura.

Kujtojmë se ky paralajmërim vjen disa ditë pasi filluan së zbatuari një sërë masash kundër përhapjes së koronavirusit të cilat u morën nga Qeveria e Kosovës pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike.


Dje, ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 16 vdekje dhe 2.098 raste të reja.

Numri i rasteve aktive në Kosovë mbetet i lartë, gjatë 24-orëve të fundit ka arritur në 25.407 persona.

Në spitalet e Kosovës, 55 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndëtësore, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës.