Në kornizën e derës së të gjitha makinave ndodhet një pjesë në formën e një unaze katrore, e cila përdoret për të “kapur” derën dhe për ta mbajtur atë të mbyllur.
Kjo pjesë është e instaluar direkt në makinë dhe është prej çeliku.

Por ky nuk është funksioni i vetëm i kësaj unaze.
Për shkak se “unaza” është e lidhur drejtpërdrejt në veturë, forca e saj strukturore mbështet shumë peshë.
Kjo është arsyeja pse kjo unazë mund të përdoret si një hap për qasje më të lehtë në çatinë e veturës.
Por, sigurisht, unaza është shumë e vogël për të vënë këmbën. Për ta zgjidhur këtë, në internet mund të gjeni aksesorë që shërbejnë si një lloj shkallësh të cilat mund të ngjiten lehtë aty.

Çmimi i tyre varion nga 10 euro deri në gati 50 euro.
Me këtë pjesë të vendosur në unazë, mund të arrini shumë më lehtë në çatinë e automjetit.
